Superkupa e Italisë zhgënjen arabët

Futboll

Superkupa e Italisë zhgënjen arabët

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Superkupa e Italisë në këtë eduicin është përshtatur me modelin që vunë në zbatim të parët spanjollët në Arabinë Saudite, me dy gjysmëfinale dhe me një finale më pas për të përcaktuar fituesin.

Por nëse për skuadrat spanjolle interesi nga sauditët ka qenë maksimal, për ndeshjet gjysmëfinale të skuadrave italiane, interesi është shumë i vogël.

Sipas “La Repubblica”, gjatë ditës së djeshme, edhe gazetarët arabë kishin pyetur vazhdimisht ata italianë se pse drejt Riadit nuk kishin udhëtuar Milani dhe Juventusi, por Lacio dhe Fiorentina, pa e kuptuar se të dy skuadrat kishin fituar të drejtën në rrugë sportive për të qenë të pranishëm në eveniment.

Për më tepër, në ndeshjen e sotme mes Napolit dhe Fiorentinës, priten pak tifozë dhe ka ende mijëra bileta në shitje për të qenë të pranishëm në impiantin prej 25 mijë vendesh ku luhet takimi.

Federata italiane shpreson që në sfidën e nesërme mes Interit dhe Laicos e më pas në finale, të ketë shumë më tepër tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat