Xavi beson te mrekullia

Futboll

Xavi beson te mrekullia

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:38
Xavi

Trajneri i Barcelonas, Xavi këmbëngul se skuadra e tij ka ende një shans për të fituar La Ligën, pavarësisht se është tetë pikë prapa Girona-s kryesuese.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona ka humbur pikë në shtatë raste – duke barazuar pesë ndeshje dhe duke humbur dy.

Pavarësisht rezultateve jo bindëse të skuadrës së tij, trajneri është i bindur se ata mund të ngjiten në renditje.

Xavi u tha gazetarëve:

“Ne e përballojmë gjysmën e dytë të sezonit plot optimizëm.

Situata nuk është e lehtë, është e vështirë, sepse ka një hendek të madh mes nesh dhe Madridit apo Gironas. Por ne mendojmë se mund ta fitojmë kampionatin dhe ne do ta provojmë”.

Paraqitjet zhgënjyese të skuadrës blaugrana kanë ndezur raportet se Xavi po përballet me shkarkimin. Ish-mesfushori insistoi se do të largohet nëse e kupton se lojtarët e tij nuk kanë besim tek ai.

Ai tha: “Ditën që lojtarët e mi të mos më ndjekin më, do të bëj valixhet dhe do të largohem. Kur dikush më thotë se jam një problem, unë do të largohem”.

Skuadra katalanase do të shpresojë të shmangë thellimin e diferencave me Gironan dhe Madridin këtë javë kur të përballet me Real Betis në La Liga këtë të diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat