Asllani rendit veten të parin

Futboll

Asllani rendit veten të parin

Më: 21 janar 2024 Në ora: 19:47
Asllani

Vigjilja e Superkupës së Italisë ka vendosur Krisjan Asllanian përballë një detyre të vështirë…

Profili zyrtar i Serie A në “IG” është “takuar” me 21-vjeçarin dhe e ka ftuar që të luajë duke e pyetur për dhjetë mesfushorët më të mirë të historisë së klubit milanez.

Gazetarja lexonte emrat e mesfushorëve ndërsa shqiptari u caktonte pozicionin në klasifikim. Asllani nuk ishte në dijeni të faktit se gazetarja do të thoshte edhe emrin e tij.

Veron u listua nga Asllani në vendin e pestë, Mateus në vendin e shtatë, Tiago Mota në vendin e gjashtë, Shnajder në vendin e tretë, Stankoviç në të katërtin, Simeone në të tetin, Kovaciçin në të nëntin, Vieira në të dhjetin ndërsa Kambiaso në të dytin.

Vendi i mbetur bosh ishte i pari dhe në momentin kur gazetarja lexoi emrin e vetë Asllanit, shqiptari kërkoi që të ribënte listën pasi ishte automatikisht i pari mes dhjetë mesfushorëve më të mirë të historisë së klubit zikaltër.

Ajo çfarë ka shkaktuar polemika mes tifozëve të Interit ishte pozicioni i caktuar nga Asllani për legjendën gjermane Lotar Mateus. Edhe pse shqiptari në momemtin kur dëgjoi emrin e gjermanit tha se nuk e kishte parë në aksion, tifozët e Interit nuk ishin dakord për pozicionin edhe pse bëhej fjalë për një lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat