Huazimi te Getafe e ngjiti në “majë”

Futboll

Huazimi te Getafe e ngjiti në “majë”

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:55
Mason Greenëood

Huazimi te Getafe e ngjiti në “majë”!

Pavarëishts e qëndroi për plot 1 vite e gjysmë jashtë fushave të blerta, për shkak të akuza për dhunë nga e dashuar e tij, “fantazisti’ anglez, Mason Greenëood është kthyer të luajë futboll dhe duket se ka rigjetur shumë shpejt formën e tij, duke shkëlqyer te skuadra e Getafe, në La Liga, aty ku është i huazuar që prej fillimit të këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes spanjolle “The Sun”, të tilla performanca kanë mahintur jo pak klube të mëdha, ku më të interesuarit janë “Katalanasit” e Barcelona, të cilët janë shumë pranë arritjes së një akordi, për të transferuar zyrtarisht 22-vjeçarin, në “Camp Nou”, me brazilianin Raphinha, i cili nuk po bind më në krahun e djathtë të sulmit.

Ndërkaq, kujtojmë se, deri më tani, Greenëood është duke shkëlqyer te Getafe, teksa ka arritur të zbresë fushë 19 herë, ku ka arritur të shënojë plot 5 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime, pa llogaritur këtu faktin që është kthyer në idhullin e tifozëve, shifrat këto që të bëjnë ta marrësh seriozisht, një talent si anësori anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat