Ferizaj përforcohet me lojtarin nga Maqedonia

Futboll

Ferizaj përforcohet me lojtarin nga Maqedonia

Nga: K.G. Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:36
Pamje nga prezantimi

Ferizaj ka ambiciet e qarta, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Drejtori i ri sportiv Genc Hyseni ka prezantuar përforcimin e ri, Stojan Stojçevski.

“FC Ferizaj, nën direktivën e Drejtorit të ri Sportiv, Genc Hysenit, ka përmbyllur me sukses transferimin e mbrojtësit të qendrës, Stojan Stojçevski.

Mbrojtësi ynë i ri, karrierën e ka filluar në FK Skopje, për të vazhduar në Vardar, Teteks, Rabotniçki, Gostivar, Sileks dhe së fundi mbrojti ngjyrat e Voska Sport. 

Për më tepër, Stojcevski ka qenë reprezetues i rregullt i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U21.

Kjo goditje e përmbush nevojën që e kishim në vijën e mbrojtjes, gjë që ishte kërkesë edhe e stafit të trajnerëve në krye me Arsim Abazin.

Me transferimin e tij, grupi i lojtarëve është pothuajse i kompletuar, me që rast skuadra të shtunën, me 27 janar udhëton për Shqipëri për fazën përgatitore”, njofton FC Ferizaj.

Ferizajasit renditen në vend të tretë me 29 pikë e dy me pak se lideri Vjosa e Shtimes në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat