Juventus po mendon një rikthim të bujshëm

Futboll

Juventus po mendon një rikthim të bujshëm

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:36
Allegri, trajner i Juventusit

Merkato e dimrit është drejt fundit, por disa skuadra kanë nisur të mendojnë edhe për sezonin e ri.

Juventus ka nisur të studiojë profilin e Sergej Milinkoviq-Saviq.

Mesfushori këmbënguli të largohej drejt Arabisë Saudite, por tani lumturia është zbehur dhe ka nisur të projektojë rikthimin në Europë, teksa Italia mbetet destinacioni kryesor.

Tani mbetet për t’u parë nëse “Zonja e Vjetër” dhe Milinkoviq-Saviq do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat