Vllaznia afron Alfred Ajdareviq deri në fund të sezonit

Futboll

Vllaznia afron Alfred Ajdareviq deri në fund të sezonit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:27
Alfred Ajdareviq 

Vllaznia vazhdon me punën në merkato, ndërsa së fundmi ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Alfred Ajdareviq.

Përmes rrjeteve sociale, klubi shkodran bën me dije se 25-vjeçari ka firmosur me “kuqeblutë” deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtën e zgjatjes për një vit.

Ajdarevic kalon te Vllanzia me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me Orebro Syrianska më 1 janar të këtij viti.

“Klubi i futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij zyrtarisht është edhe futbollisti Alfred Ajdarevic.

Është 25 vjeç, luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe është rritur dhe formuar si futbollist në Suedi. Ai vjen tek Vllaznia për të dhënë më të mirën e tij, teksa ka firmosur një kontratë 6 mujore, me të drejtë zgjatje edhe për një vit. Mirë se erdhe Alfred Ajdareviq” - -shkruan Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat