Tirana në krye të renditjes

Futboll

Tirana në krye të renditjes

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:11
Pamje nga një ndeshje

Kampionati Kombëtar i Futbollit të Sallës ka luajtur të martën takimin e fundit të javës së 4-t, që është edhe java e parë e fazës së dytë të kësaj veprimtarie të përbërë nga 4 skuadra.

Të dielën, Vllaznia dhe Partizani kanë shënuar nga 5 gola secila, por kanë ndarë nga një pikë, ndërsa takimi i dytë i javës u luajt të martën dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Në fakt, ndeshja e zhvilluar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ka parë një lojë të luftuar nga ana e të dyja skuadrave, që mbrohen me rigorozitet dhe, për rrjedhojë, pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura. Dhe sikundër ndodh në të tilla ndeshje, është dashur një episod për të zhbllokuar rezultatin, teksa një pasim në qendër i Kasës ka përfunduar në rrjetë pas një devijimi të pafat të vlonjatëve.

Dhe teksa Flamurtari ka rrezikuar gjithçka për gjithçka teksa koha po kalonte, por është ndëshkuar nga bardheblutë, që ka gjetur edhe golin e dytë me një goditje nga njëri skaj i fushës në portën e boshatisur.

Vlonjatët do të reagojnë dhe do të arrijnë të shkurtojnë shifrat në minutën e 38-të, me një penallti të Resulit.

Por është shumë pak dhe shumë vonë për Flamurtarin, pasi Tirana e mbron fitoren deri në fund, duke marrë 3 pikë të tjera që e mbajnë në krye të renditjes me pikë të plota, 12, pas 4 javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat