Bayerni me rezultat minimal fiton ndeshjen e mbetur

Futboll

Bayerni me rezultat minimal fiton ndeshjen e mbetur

Nga: K. G. Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:28
Pamje nga ndeshja

Mjaftoi një gol në fillim të pjesës së dytë dhe Bayerni t'i fitoi tre pikë në ndeshjen e mbetur të javës së 13-të të Bundesliga I.

Bayerni e ka mposhtur me rezultat 1:0 Union Berlinin, në ndeshjen që u zhvillua në "Alianz Arena".

Autor i golit të fitores është futbollisti Guerreiro në minutën e  46-të. 

Bayer Leverkuseni kryeson me 48 pikë, i ndjekur nga Bayerni me 44 sosh pas 18 jave. 

Union Berlini po lufton për mbijetesë dhe tani renditet në vend të 15-të me 14 pikë.

Trajneri i Union Berlinit, kroati Nenad Bjelica, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 74-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat