BBC dokumentar për Guardiolën

Futboll

BBC dokumentar për Guardiolën

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:05
Guardiola

BBC ka realizuar një dokumentar kushtuar Josep Guardiolës të titulluar “Në kërkim të perfeksionit”. Materiali, i cili u publikua mbrëmjen e  kaluar (22:40), ishte i pasur me dëshmi të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të stërvitur nga Guardiola ndër vite. Emra si Pyjol, Nojer, Levandovski, Rodri dhe Uoker kanë rrëfyer prapaskena pikante në lidhje me bashkëpunimin me “perfeksionistin” nga Katalonja.  

Barça preferoi Pepin jo Moun – Shefi i financave të Barcelonës, Sala-i-Martin, tregon se në 2008-ën klubi ishte përballë një dileme. Të nënshkruante me Murinjon ose të promovonte një 37-vjeçar me pak eksperiencë siç ishte Guardiola (në atë kohë kishte stërvitur prej një viti në Divizionin e Tretë Barcelonën B). “Për fat të keq Zhoze Murinjo nuk përmbushte kushtin kryesor, nukm kishte AND-në e BArcelonës”, tregon Xavier Sala-i-Martin.

Mesi si mesfushor – Nën urdhërat e Frank Rijkard, Lionel Mesi luante si sulmues i djathtë, por edhe si numër dhjetë. Me këshillat e Guardiolës tetë herë fituesi i “Topit të Artë” tregoi të gjithë potencialin e vet. Lëvizja për ta aktivizuar si “9” fals ktheu argjentinasin në një armë të pandalshme. “Pepi vuri re kur mesfushorët ushtronin presing përballë homologëve të tyre mes dy reparteve pra mes mesfushës dhe mbrojtjes hapet një hapësirë prej 30 metrash. Aty ai mendoi që të shfrytëzonte aftësitë e Mesit me topin duke e pozicionuar si ‘9’ fals. Ai mendoi se Mesi duhet të shfrytëzonte ato 30 metra”, tregon Sala-i-Martin.

Nojer dhe këshilla e kërkuar nga Guardiola – Tri vitet në Mynih ishin të suksesshme për Guardiolën, por në Champions trajneri nuk arriti që të përsëriste suksesin e Jup Hajnkes. Presioni në vitin e parë ishte i madh. Në prillin e 2014-ës Bajerni luajti gjysëmfinalet me Realin.

Ndeshjen e parë në “Bernabeu” skuadra e Guardiolës dominoi, por humbi 1-0. Ndërsa në takimin e kthimit kapiteni Nojer tregon një episod të pazakontë.

“Përpara ndeshjes së kthimit Pep na takoi dhe na kërkoi se si donim që të luanim atë ndeshje. Ne vendosëm që të vazhdonim të bënim të njëjtën gjë që kishim bërë gjatë të gjithë vitit dhe i kërkuam që ta luanim në sulm.

Për mendimin tim gabuam, ai nuk duhet të na kishte pyetur”, tregon Nojer për ndeshjen e humbur 4-0 në “Allianz Arena”. Ajo ndeshje sipas Sala-i-Martin la shenjë tek trajneri. Që prej atij momenti Guardiola do të vendoste të bënte gjithçka bazuar vetëm në njohuritë e tij mbi futbollin.

Rodri dhe finalja e Champions-it e 2021-it- Në 2021 Siti i Guardiolës mbërriti në finalen e Champions-it dhe në atë takim spanjolli, i cili nuk kishte ngritur këtë trofe që prej 2011-ës, ishte nën presion. Në atë takim Siti u mund nga Çelsi ndërsa Guardiola u kritikua së tepërmi pasi ndryshe nga çfarë kishte bërë gjithmonë nuk vendosi në fushë asnjërin prej dy shkatërruesve siç ishin Rodri dhe Fernandinjo. Për ndeshjen e vendosur nga një gol i Haverc, Rodri tregon: “Josep nuk më dha asnjë shpjegim përse nuk më aktivizoi. Vetëm më tha se kishte vendosur titullarët dy tre ditë përpara finales”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat