Vushtrria fiton pastër në miqësoren ndaj Dinamos

Futboll

Vushtrria fiton pastër në miqësoren ndaj Dinamos

Më: 26 janar 2024 Në ora: 19:20
Vushtrria

Vushtrria ka regjistruar fitore ndaj Dinamos në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Skuadra e drejtuar nga Granit Begolli triumfoi me rezultat të pastër – 3:0.

Dior Zabërgja (20’), Drilon Fazliu (30’ penallti) dhe Taulant Avdyli (38’) ishin autorët e golave të fitores për vushtrriasit.

Kjo ndeshje u zhvillua në Durrës, atje ku të dy skuadrat po kryejnë fazën përgatitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat