Grezda sot e nis si titullar në Kroaci ndaj ish-trajnerit të Partizanit

Futboll

Grezda sot e nis si titullar në Kroaci ndaj ish-trajnerit të Partizanit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:58
Eros Grezda

Eros Grezda u konsiderua si një nga goditjet “big” të Partizanit në merkaton e verës, por ish-mesfushori i Kombëtares nuk arriti që të lerë gjurmë me fanellën e kuqe.

Dëmtimet e shpeshta ndikuan në formën e tij dhe duke mos pasur edhe shumë hapësira Grezada u largua pa u mbyllur mirë pjesa e parë e  sezonit nga kampionët e Shqipërisë.

Por nuk vonoi shumë dhe Grezda gjeti ekip të ri, ku karrierën do ta vazhdojë në Kroaci me skuadrën e Rudes, që është e fundit në kampionatin elitar kroat.

Ndonëse te Partizani nuk arriti të dalë në ditët e tija më të mira, Grezda sot e nis si titullar me Rudes dhe pikërisht kundër ish trajnerit të “demave” Zoran Zekiç, që drejton skuadrën e Osijekut.

Rudes ka bërë disa goditje në këtë merkato janari, ku përveç Grezdës është afruar edhe ish-mesfushori i kombëtares kroate, Ante Çoriç, i cili i kthehet futbollit të luajtur pas 20 muaj dhe gjithashtu e nis titullar.

Ndërsa Enis Çokaj, i cili sapo është vënë nën urdhrat e trajnerit Zekiç e nis nga stoli përballjen e sotme mes Osijekut dhe Rudes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat