Dy penallti të humbura, një karton i kuq dhe dështimi i Milanit 

Futboll

Dy penallti të humbura, një karton i kuq dhe dështimi i Milanit 

Nga: K. G. Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Milani ka dështuar si vendas, dike luajtur baras (2:2) me Bologna-n, në takimin e javës së 22-të të Serie A. 

Ndeshje me kthesa në rezultat dhe një Bologna luftarake deri në pikën e fundit.

Në minutën e 42-të Giroud i Milanit, ka dështuar nga penalltia për të barazuar rezultatin, pasi që mysafirët avancuan me golin e Zirkzee në minutën e 29-të. 

Në minutën e 41-të, trajneri Thiago Motta i Bologna-s, është përjashtuar me karton të kuq.

Edhe një penallti e humbur nga Milani, kësaj radhe në minutën e 74-të, Hernandez i pasaktë.

Në minutën e 83-të, Loftus-Cheek sjell gëzim të tifozët në "San Siro", shënoi për 2.1 në favor të Milanit.

Kur nuk shënon nga dy penalltitë, ndëshkimi vjen.

Gëzimi qe jetëshkurtër, në minutë e 90+2, Orsolini  ka barazuar rezultatin 2:2.

Milani është në vend të tretë me 46 pikë e Bologna në të shtatin me 33 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat