Ahmataj sqaron të vërtetën

Futboll

Ahmataj sqaron të vërtetën

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:54
Julian Ahmataj

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj ka dhënë prononcimin e tij për mediet përpara ndeshjes me Skënderbeun, të dielën në orën 17:00 në “Air Albania”, e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Tekniku i bardhebluve komentoi barazimin zhgënjyes ndaj Teutës, si dhe sqaroi dënimin e Albi Dokës duke përgënjeshtruar lajmet për një pezullim nga klubi.

“Pavarësisht se janë pak ditë, jemi munduar që ta përgatisim ndeshjen dhe jemi gati për të performuar dhe t’i japim ndeshjes një ritëm për të shkuar te rezultati pozitiv dhe te fitorja, për të kënaqur të gjithë ambientin dhe për t’i dhënë një kënaqësi për ata që e ndjekin Tiranën dhe e mbështesin.

Kemi mungesa, por shpresojmë të kemi dhe rikthime, sepse Najdovski ka ardhur dhe është stërvitur me grupin këtë periudhë. Nuk është 100%, por është pjesë e skuadrës për këtë ndeshje. Doka është dënuar nga Federata, jo nga klubi. Është dënuar nga Federata me 3 ndeshje dhe ne nuk e kemi.

Është një ndjenjë vetëkënaqësie që herë pas here i kap të gjitha skuadrat. Neve na ka ndodhur dy herë dhe duhet të jemi më me këmbë në tokë.

Kur kemi ndeshjen në dorë duhet të sakrifikojmë më shumë që mos të na ndodhin situata të tilla në vazhdim.

Në çdo ndeshje ne futemi në fushë për të fituar dhe çdo ndeshje sakrifikojmë dhe luftojmë për të fituar ndeshjen”, tha Ahmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat