Martini ndryshon përbërjen

Futboll

Martini ndryshon përbërjen

Më: 28 janar 2024 Në ora: 13:22
Formacionet

Java e 21-të e Kategorisë Superiore hapet me ndeshjen Laçi-Teuta.  

Të besuarit e trajnerit Mirel Josa do të kërkojnë që në shtëpi të pasojnë suksesin e fundit në transfertë ndaj Partizanit dhe me një trepikësh ndaj durrsakëve do të distancoheshin edhe më shumë nga zona “ e ftohtë”.

Ndërsa Teuta e trajnerit Edi Martini, e transformuar në merkaton e dimrit shpreson që kthesa e rezultateve të vijë pikërisht ndaj kurbinasve, në mënyrë që të nisë misioni i shpëtimit, duke ditur se pas 20 javësh janë të fundit në renditje me 17 pikë.

Të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet që do të zbresin sot në orën 13:30 në stadiumin e Laçit. Trajnerët vijnë me ndryshime ën rreshtim nga java e fundit sa i përket titullarëve, ku më të shumtë janë te Teuta, ku fillohet nga portieri Vata.

FORAMACIONET ZYRTARE

LAÇI – TEUTA

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Zhunior, Prodani, Kryeziu, Qato, Tresa, Ujka, Melo, Sobouale. Trajner: Mirel Josa

Teuta: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Peposhi, Arifi,  Lloci, Faust, Çyrbja, Daci. Trajner: Edi Martin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat