Shkak kartonët e verdhë, një mungesë e rëndësishme për Mehmetin

Futboll

Shkak kartonët e verdhë, një mungesë e rëndësishme për Mehmetin

Më: 28 janar 2024 Në ora: 20:40
Dinamo

Shkak kartonët e verdhë, një mungesë e rëndësishme për Mehmetin!

Blutë nuk do të kenë mungesa nga dëmtimet për ndeshjen e së hënës me Kukësin, që do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për trajnerin Dritan Mehmeti. Edhe Alesio Mija, i cili i humbi dy ndeshjet e para të 2024-ës për shkak të një dëmtimi në gju, i është bashkuar grupit dhe është plotësisht gati. Mungon vetëm mesfushori Fatjon Andoni për shkak të kartonëve të verdhë.

Bëhet fjalë për një mungesë e rëndësishme në formacionin blu dhe tashmë mbetet për t’u parë cilin lojtar do të zgjedhë trajneri Dritan Mehmeti në mesfushë në vend të tij. Gudiabi ka më shumë shanse të jetë titullar, ndërsa mund të kemi edhe tre lojtarë në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat