Ndahet papritur nga jeta sulmuesi 41-vjeçar, kryegolashënues i kombëtares

Futboll

Ndahet papritur nga jeta sulmuesi 41-vjeçar, kryegolashënues i kombëtares

Nga: . Më: 28 janar 2024 Në ora: 22:01
Luis Tejadas

Federata e Futbollit të Panamasë konfirmoi me pikëllim vdekjen e papritur të Luis Tejadas, golashënuesi më i mirë i kombëtares së Panamasë, në moshën 41-vjeçare.

Përmes një deklarate, Federata e Panamasë, shprehu “ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë familjen panameze të futbollit dhe sportit”.

Deri më tani nuk janë konfirmuar shkaqet e vdekjes së tij, por burimet lokale raportojnë se ai ka pësuar një atak në zemër teksa po luante një ndeshje në një ligë të veteranëve dhe ka humbur jetën në spital.

Përveçse ishte golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 43 gola në 107 ndeshje, Federata e Panamasë e përshkroi Luis Tejadan si “sinonim të zhvillimit dhe evolucionit të futbollit në vendin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat