​Edhe më tutje as emër e as marrëveshje për trajner të ri të Kosovës

Futboll

​Edhe më tutje as emër e as marrëveshje për trajner të ri të Kosovës

Më: 29 janar 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll vazhdon të jetë edhe më tutje pa trajner që nga koha e largimit të sllovenit Primoz Gliha.

Tashmë nga ana e drejtuesve të FFK-së është bërë e ditur se trajneri i ri do të jetë i huaj dhe jo vendor, por edhe më tutje nuk ka lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës i kanë thënë KosovaPressit se edhe më tutje nuk është përzgjedhur ndonjë emër konkret dhe rrjedhimisht emërimi i trajnerit të ri vazhdon të mbetet ende larg.

Megjithëse deri më sot janë përmendur emra të ndryshëm, ende nuk është përcaktuar pasuesi i Glihas në krye të Dardanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat