Newcastle në hall

Futboll

Newcastle në hall

Më: 30 janar 2024 Në ora: 11:26
Newcastle

Ndryshe nga sa pritej në këtë merkato dimërore, Newcastle nuk bleu asnjë lojtar, pavarësisht dëmtimeve të shumta që kjo skuadër ka pësuar gjatë këtyre muajve, pa harruar edhe mungesën e Tonalit, deri në fund të sezonit, për shkak të përfshirjes në baste.

Mesfushori italian, i dënuar me 10 muaj pezullim, mund të kthehet në fushë vetëm më 27 gusht 2024.

Eddie Howe zbuloi këtë të hënë, në një konferencë për shtypin, se jo vetëm që “Magpies” nuk janë në gjendje të nënshkruajnë me askënd për shkak të “Fair Play-it Financiar”, por me shumë mundësi do të jenë të detyruar të shesin disa nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm për të mos marrë penalizime.

Sipas “Daily Mail”, Almirón, Callum Wilson dhe Lascelles janë lojtarët më të kërkuar në treg, madje anësori është në negociata me Al Shabab nga Arabia Saudite dhe mund të largohet para fundit të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat