Tirana nuk po tregon stabiliet në këtë edicion

Futboll

Tirana nuk po tregon stabiliet në këtë edicion

Më: 30 janar 2024 Në ora: 13:14
Tirana

Tirana nuk po tregon stabiliet në këtë edicion pasi nuk ka patur vazhdimësi në rezultate.

Bardheblutë ndodhen në vendin e katërt me 30 pikë e aktualisht janë brenda objektivit për të qenë në “final four”, por deri në fund ka dhe shumë ndeshje e gjithçka mund të ndodhë. Ajo çka bie në sy tek kreyqytetasit është numri i lartë i golave të pësuar.

32 gola ka pësuar Tirana në 21 ndeshje duke patur mbrojtjen e dytë më të dobët në këtë sezon.

Vetëm Kukësi ka pësuar një gol më tepër gjatë së njëjtës periudhë. Me largimet e Hasanit, Kainës, Qefalisë, Hilës dhe Dokës alternativat për trajnerin Julian Ahmataj janë pakësuar dhe deri në fund, stafi teknik do të ketë një mision të vështirë për të menaxhuar forcat.

Tirana gjatë kësaj merkato nuk ka bërë asnjë afrim deri më tani, pasi janë bërë pengesë detyrimet e prapambetura ndaj ish-lojtarëve, që kanë çuar në ngrirjen e merkatos së bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat