24 orët e Benzemas

Futboll

24 orët e Benzemas

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:35
Benzema

Tregu i transferimeve në Ligën Saudite mbyllet sot. Karim Benzema i ka tri opsione në tavolinë për të vendosur të ardhmen e tij. Lojtari pretendoi se ishte bllokuar në një ciklon në vendin e tij të pushimeve, Mauritius.

Këtë arsyetim nuk e ka falas trajneri Gallardo i cili ka vendosur ta dënoi futbollistin dhe e ndaloi të stërvitej me skuadrën.

Në orët e fundit të afatit kalimtar, Benzema i ka tri opsione për të vendosur të ardhmen e tij.

I pari është rikthimi në Evropë ngase ka disa skuadra të interesuara për të.

I dyti është kërkimfalja nga trajnerit Gallardo.

Argjentinasi është një trajner me prestigj dhe personalitet dhe për këtë arsye, pavarësisht presionit, nuk e ka falur sulmuesin duke e mbajtur të dënuar që një kohë.

Një opsion i fundit është një transferim brenda Ligës Saudite.

Skuadra rivale të Al Ittihad janë të çmendura pas Benzemas dhe do të dëshironin me çdo kusht një marrëveshje me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat