Llapi transferon mbrojtësin e Vushtrrisë

Futboll

Llapi transferon mbrojtësin e Vushtrrisë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:37
Rama

Llapi është përforcuar me mbrojtësin e Vushtrrisë, Landrit Rama.

Për transferimin ka njoftuar skuadra llapjane të martën.

"Drejtuesit e klubit dhe futbollisti kanë gjetur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim dhe kësisoji Rama nga ky sezon do jetë pjesë e rëndësishme e klubit.

Rama është bashkuar me klubin dhe ka përfunduar gjitha përgatitjet para-sezonale, teksa do jetë i gatshëm të paraqitet qysh nga ndeshja e parë për Kupë ndaj Trepçës '89", ka njoftuar Llapi, duke shtuar se bëhet fjalë për një kontratë tri vjeçare.

Rama është transferimi i parë i klubit në afatin kalimtar të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat