Klubi i Rey Manaj është gati të bëjë çmendurinë

Futboll

Klubi i Rey Manaj është gati të bëjë çmendurinë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:45
Maguette Gueye

klubi i Rey Manaj është gati të bëjë çmendurinë!

Partizani është pranë thyerjes sërish të rekordit të shitjes së një lojtari jashtë Shqipërisë.

Të kuqtë morën fronin pas shitjes prej 1.4 milionë eurosh të Skukës drejt Metz, por ky rekord nuk pritet të zgjasë shumë.

Sivasspor, skuadra e Rey Manaj në Turqi, është gati të shpenzojë një shumë të frikshme për mesfushorin Maguette Gueye, raporton shtypi i shkruar.

Turqit po zhvillojnë një sezon fantastik dhe talenti 21-vjeçar i Partizanit shihet si një element përforcues për organikës si dhe një element i rëndësishëm për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat