Limaj rikthehet në Superiore

Futboll

Limaj rikthehet në Superiore

Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:13
Vesel Limaj

Vesel Limaj rikthehet në Shqipëri, teksa do të japë sërish kontributin e tij në Superiore.

Mesfushori mbyll aventurën e tij me Ballkanin në Kampionatin e Kosovës dhe rikthehet në kryeqytet.

Sipas “Supersport”, Limaj është huazuar  te Dinamo për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa do të marrë kështu një rol protagonisti në mesfushën e “Bluve”.

Padiksutim ky është një “armë” plus për Dritan Mehmetin që tashmë do të ketë një lider me eksperiencë për të ndihmuar skuadrën drejt rezultateve pozitive.

27-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Bylisit, Kukësit dhe Tiranës.

Kujtojmë se para 1 viti, Limaj u largua nga Shqipëria dhe u transferua te Hermannstadt në Rumani, ndërsa vetëm në merkaton e verës kaloi te kampionët e Kosovës, ku te këto të fundit nuk mori dot minutat e dëshiruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat