Kur mbyllet afati kalimtar i janarit në Evropë dhe në botë?

Futboll

Kur mbyllet afati kalimtar i janarit në Evropë dhe në botë?

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe më shumë se 24 orë për të bërë riparime në skuadër.

Po afron momenti i gongut të ditës së fundit të merkatos së dimrit. Nuk do të mungojnë marrëveshjet e minutës së fundit, me rrezikun që mund të mos bëhen për çështje sekondash apo vështirësish teknike.

Ligat kryesore

Për sa i përket 5 ligave më të mira evropiane (Serie A, Premier League, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1), edhe këtë vit për të gjithë është konfirmuar një ditë e vetme e mbylljes së merkatos, e enjtja e 1 shkurtit.

Por, edhe një herë, oraret do të ndryshojnë pak.

Nëse në Itali ora e mbylljes së merkatos është caktuar në 20:00, në Angli (Premier League) perdja ulet në orën 23:59 (me orën lokale), në të njëjtën kohë edhe për Spanjën (Liga). Në Francë (Ligue 1) merkato mbyllet në orën 23:00, ndërsa mbyllet pak më herët në Gjermani (Bundesliga), në orën 18:00.

Edhe pjesa më e madhe e kampionateve europiane do të mbyllë merkaton e dimrit në datën 1 shkurt.

Vendet ku merkato mbyllet më vonë

Merkato e kampionatit turk do të vazhdojë deri në 9 shkurt, në Austri merkato përfundon më 6 shkurt dhe në Zvicër më 15 shkurt, datë e njëjtë me Kroacinë dhe Slloveninë.

Jashtë Evropës nuk ekziston më kërcënimi saudit: merkato në Arabia Saudite u mbyll më 30 janar, por ka ende kohë për të kaluar në Australi (7 shkurt) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (21 shkurt). Shtetet e Bashkuara hapën tregun sot, më 31 janar, deri më 23 prill.

Lojtarët e lirë

Deri më 25 shkurt do të jetë i mundur regjistrimi i lojtarëve të lirë, pra ata pa ekip dhe të lirë nga angazhimet kontraktuale me klubet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat