Davies: Ndihem rehat në Bayern Munich

Futboll

Davies: Ndihem rehat në Bayern Munich

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:51
Davies

Alphonso Davies ka hedhur poshtë zërat se planifikon të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Mbrojtësi i krahut është i lidhur me Real Madridin dhe Manchester Cityn.

“Ndihem shumë rehat këtu. Luaj në një ekip të jashtëzakonshëm, në një nga më të mirët në Evropë. Unë jam i fokusuar dhe jap gjithçka për ekipin dhe tifozët tanë”, ka thënë Davies për mediet gjermane.

Ai thotë se loja e tij ka ndryshuar nga disa sezone të mëhershme, por, Davies ende synon të përmirësohet në aspektin personal.

“Në vitin 2020 askush nuk më kishte në listën e tij. Unë isha relativisht i panjohur.

Pas kësaj, pritshmëritë për mua janë rritur”.

“Stili im i lojës ka ndryshuar nga sezonet e kaluar. Unë bëj më pak driblime, rrezikoj më pak por sot i kuptoj gjërat më mirë se katër vjet më parë.

Sigurisht që sot kam më shumë përvojë, por jam ende i ri dhe dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të mësoj edhe më shumë”, ka theksuar Davies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat