Ahmataj: Kemi grup për të përballuar kampionatin

Futboll

Ahmataj: Kemi grup për të përballuar kampionatin

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 19:31
Julian Ahmataj

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka theksuar se është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, edhe pse ajo erdhi falë përmbysjes me dy penallti.

Ai theksoi se ekipi e kishte merituar fitoren, ndërsa është i qetë se ka lojtarë për të përballuar sezonin.

“Jam shumë i kënaqur se nuk e meritonim të pësonim ato dy gola, pavarësisht se duhet të përmirësohemi në koordinimin në mbrojtje. Kampionati do të vijë duke u vështirësuar dhe skuadrat do japin maksimumin.

Ndryshimi i trajnerit te Kukësi solli grintë, jo se nuk kishte me të vjetrin, patëm vështirësi, kishim agresivitet, qarkulluam topin mirë për të shkuar të goli.

Menduam që goditjet nga larg do na ndihmonin, siç ndodhi me golin e parë. Por pastaj fusha dhe terreni u bë më i vështirë. Edhe në pjesën e dytë patëm disa mundësi për shënim goli, por terreni nuk të lejon të shprehin lojtarët cilësitë. Jam shumë i kënaqur nga skuadra, që reagon në çdo moment. Vetëm kemi për t’u përmirësuar, në futboll duhet të punosh fort për të shkuar drejt objektivave madhorë.

Patrik është një blerje për ne në këtë periudhë, por ai vjen nga një periudhë e gjatë ndalese, thuajse po mbush vitin që nuk aktivizohet dhe do i duhet më shumë kohë se nuk ka gjendjen për minuta. Duhet ta menaxhojmë mirë, nuk duam ta dëmtojmë, se objektivat e kampionatit nuk janë tani, por në fund të garës.

Nuk ishte ndeshje për lojtarët e rinj, në lojë kishim dy 19-vjeçarë, Metën dhe portierin që janë pjesë e formacionit. Kemi alternativa për të përballuar kampionatin, duhet të jemi kompakt dhe të rritim frymën e grupit.

Pavarësisht që kishim katër mesfushorë, mendojmë që zëvendësimet i kemi në mesfushë, sulmin e zëvendësuam thuajse të gjithin. Kemi lojtarë që mund të bëjnë 2-3 pozicione. Kemi grup prej 15-16 lojtarësh me eksperiencë, por edhe të rinj që mund t’i japin ekipit një frymë të re për të ardhmen”, tha Ahmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat