Dy takime interesante

Futboll

Dy takime interesante

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Superiorja vjen ditën e sotme me dy takime mjaft interesante.

Do të luhet në aksin Laç dhe Rrogozhinë. Të dyja sfidat do të startojnë në orën 13:30

Erzeni pret Dinamon në orën 13:30, me shijakasit pas 3 ndeshjeve pa rezultate pozitive do të kërkojë medoemos fitoren, ndërsa nga krahu tjetër “blutë” pas fitores spektakolare me Kukësin, tenton një tjetër triumf që do e afronte më afër “Final – Four”.

Ndeshja e fundit është mes Laçit dhe Vllaznisë, takim që do të luhet në Laç në orën 13:30.

Një duel interesant mes kurbinasve dhe shkodranëve.

Bardhezinjtë dhe kuqeblutë vijnë pas barazimeve dhe në duelin mes tyre do të tentojnë vetëm fitoren.

“Djemtë” e Qatip Osmanit e duan për të “blinduar” një vend në “Final – Four”, ndërsa skuadra e Mirel Josa kërkon 3 pikët për të tentuar “top-4”-shen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat