Një trajner i vërtetë nuk i harron kurrë lojtarët e tij

Futboll

Një trajner i vërtetë nuk i harron kurrë lojtarët e tij

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 15:22
Mourinho

Një trajner i vërtetë nuk i harron kurrë lojtarët e tij, njerëzit tek të cilët është mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij. Dhe në fund të rrugëtimit të tyre futbollistik, ai i falënderon ashtu siç duhet.

Marouane Fellaini ka vendosur të ndalojë së luajturi futboll dhe ish-trajneri i tij Jose Mourinho e feston këtë në profilin e tij social duke publikuar tre foto dhe një mendim të thellë.

Të dy patën mundësinë të punojnë së bashku gjatë përvojës së trajnerit portugez te Manchester United që kulmoi me fitoren e Europa League në 2017 kundër Ajax.

Fellaini ishte një nga arkitektët e atij suksesi dhe pas disa kohësh, në momentin e epilogut të karrierës së tij, ish-trajneri i tij shpenzoi fjalë domethënëse për të.

“Nuk i harroj ata që më dhanë gjithçka që mund të jepnin. Ti ishe dhe do të jesh gjithmonë një nga mitë.

Urime për karrierën tënde dhe lëri pushim ato kyçet e këmbëve që kanë vuajtur kaq shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat