I poshtëroi në fushë vetëm pak vite më parë

Futboll

I poshtëroi në fushë vetëm pak vite më parë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:25
Hansi Flick

Që prej njoftimit të teknikut, Xavi Hernandez për largimin nga “Katalanasit” e Barcelona-s, në fundin e këtij sezonit, në media kanë qarkulluar një sërë emrash, për teknikun e mundshëm, që do të marrë në duar “frerët” e “Blaugranave”, ku më i fundit është ai, i cili “poshtëroi” kampionët në fuqi të Spanjës, me rezultatin 8 me 2, në çerekfinalen e edicionit, 2019-2020, të UEFA Champions League.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes, “BILD” bëhet fjalë për teknikun, Hansi Flick, me “gjigantin” gjerman të medias, që tregon se ka nisur kontaktet e para mes ish-teknikut, të Bayern Munich e Kombëtares së Gjermanisë dhe Drejtorit “Katalanas”, Deco, aludime, të cilat nuk janë mohuar nga as shefi portugez.

Ky i fundit i pyteur mbi këtë temë ëshë shprehur se është ende herët për të përmendur një emër konkret, si pasardhës të spanjollit, mirëpo puna ka nisur dhe nuk do të ishte çudi nëse brenda disa javësh bordi i “Blaugranave”, të hidhte më shumë dritë mbi të ardhmen e pankinës së një prej klubeve më prestigjioz të Evropës.

Mirëpo, duket se raportime i prestigjiozes nuk mbaron me kaq, pas vetë “BILD” këmbëngul se ish-tekniku i “rekordmenëve të Bundesliga, si dhe “Die Manschaft” po kërkon një sfidë të re në verë dhe se ka filluar të marrë masat për këtë detyrë të re, aq sa tekniku ka nisur një kurs intensiv të gjuhës spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat