Nga e ardhmja e Piolit tek titulli i Serie A

Futboll

Nga e ardhmja e Piolit tek titulli i Serie A

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:36
Stefano Pioli

Tek Milani prej shumë kohësh, temë diskutimi është e ardhmja e Stefano Piolit.

Mediat italiane e bëjnë të sigurt largimin e tij në fund të këtij sezoni, por Xhorxho Furlani thotë të kundërtën.

“Edhe mua më bezdisin shumë këto fjalë. Pioli është trajneri ynë, shoqëria është me të, e tha edhe Zlatan pak ditë më parë këtë, ky diskutim duhet të përfundojë. Ne i jemi mirënjohës për atë që ka bërë deri tani, jemi me fat që e kemi”, u shpreh ai.

“Ne zbresin në fushë vetëm për të fituar, ndeshje pas ndeshje, por llogaritë bëhet në fund.

Ky sezon shkoi në këtë formë pasi kemi qenë edhe të pafat, me shumë dëmtime, por tani pak nga pak po rikthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar.

Ndeshjet e fundit kanë shkuar mirë, tani të kryqëzojmë gishtat dhe të përfundojmë mirë sezonin”, përfundoi Furlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat