Bejzade kërkon të “shkelmojë” krizën e Erzenit

Futboll

Bejzade kërkon të “shkelmojë” krizën e Erzenit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:52
Pamje nga një ndeshje

Erzeni do të duelojë me Tiranën në “Air Albania”, sfidë që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Njëe duel ku shijakasit do të kërkojnë rikthimin te fitorja.

Gjithashtu në stolin e tyre ka ndryshime. Skerdi Bejzade ka marrë në dorë “frenat” e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit, ndërsa Alfred Deliallisi do të jetë pjesë e stafit. Bejzade do të debutojë ndaj Tiranën, ndërsa ka “detyrim” vetëm 3 pikët ndaj bardhebluve.

Kryeqytetasit janë “kafshata” e preferuar e shijakasve, të cilët në dy përballjet e këtij sezonit ia kanë dalë të sigurojnë 6 pikë.

Ne duelin e së dielës do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe të rikthejnë optimizmin në Shijak.

Kujtojmë se aktualisht Erzeni mban vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit me 22 pikë pas 22 javësh. Kanë arritur të shënojnë 21 gola dhe të pësojnë 29 të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat