Erzeni zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Erzeni zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:47
Erzeni

Skerdi Bejzade do të jetë trajneri i ri i Erzenit për pjesën e mbetur të sezonit.

Alfred Deliallisi do të marrë postin e drejtorit sportiv teksa dyshja do të tentojë së bashku që të arrijnë mbijetesën në elitë këtë sezon të superiores..

Vetë shijakasit nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale bënë të ditur emërimin e Bejzades.

Ish-trajneri i Laçit, do të debutojë këtë të dielë në sfidën e kryeqytetit ndaj Tiranës në Air Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat