Top-ligat evropiane rikthehen sonte në aksion

Futboll

Top-ligat evropiane rikthehen sonte në aksion

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 12:18
Pamje nga një ndeshje

Katër ligat e mëdha evropiane, rikthehen sonte në aksion.

La Liga, një nga ligat më atraktive në Evropë, vjen sonte me ndeshjen Cadiz-Real Betis, një sfidë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Cadiz ndodhet në zonën e rrezikshme, derisa Betis renditet në pozitën e tetë dhe po synon të sigurojnë një vend që çon në garat evropiane.

Elita e futbollit italian vjen me dueli Salerntiana-Empoli, ku do të përballen i fundit në tabelë me të parafundit.

Sfidë interesante dhe tejet e rëndësishme do të luhet në Bundesligën gjermane, ku ballafaqohen Borussia Dortmund-Freiburg.

“Milionerët” e Gjermanisë kërkojnë pikët e plota në këtë duel në mënyrë që të mbesin akoma në garën për kreun e tabelës.

Ndeshje e “nxehtë” pritet edhe në Ligue 1, ku Marseille para tifozëve të tyre kërkon trepikëshin në duel me Metz.

Marseille zë vendin e tetë me 29 pikë, kurse, Metz ndodhet në zonën e rrezikshme me vetëm 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat