Milani blen tokën ku do të ndërtohet stadium i ri

Futboll

Milani blen tokën ku do të ndërtohet stadium i ri

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:31
Pamje

Milani po fillon të ndërtojë i vetëm stadiumin e ri në San Donato.

Më 25 janar, Këshilli Bashkiak i bashkisë në fjalë i dha miratimin variantit të urbanistikës për zonën e San Franceskos ku duhet të ndërtohet impianti dhe dje kuqezinjtë bënë një hap më tej.

Më saktë, duke blerë zonën ku do të ndërtohet stadiumi i shumëpritur 70 mijë vendesh.

Në fakt, të enjten, siç e parashikoi gazetari Carlo Pellegatti, ndodhi akti zyrtar me 19 herë kampionët e Italisë, të cilët shpenzuan 40 milionë euro për ta bërë të tyren terrenin në fjalë.

Milani ka blerë i vetëm tokën në këtë zonë dhe tashmë duket se kuqezinjtë do të ndërtojnë të vetëm (pa Interin) në periferi të Milanos stadiumin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat