​Pjesa e parë: Liverpooli po barazon me Burnleyn, Brightoni avancon si mysafirë kundër Tottenhamit

Futboll

​Pjesa e parë: Liverpooli po barazon me Burnleyn, Brightoni avancon si mysafirë kundër Tottenhamit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli po barazon 1:1 me Burnleyn.

Golat deri tani i shënuan Diogo Jota (minuta e 31’) dhe Dara O’Shea (minuta e 45’).

Ndërkaq, skuadra e Brightonit po avancon 1:0 si mysafire kundër Tottenhamit, falë golit të shënuar nga Pascal Gross në minutën e 16’.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Fulham 2:0 Bournemouth

Liverpool 1:1 Burnley

Luton 0:2 Sheffield United

Tottenham 0:1 Brighton

Wolverhampton 0:1 Brentford  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat