Uzun tërheq vëmendjen e të mëdhënjve

Futboll

Uzun tërheq vëmendjen e të mëdhënjve

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:17
Tifozët

Borussia Dortmund dhe Interi nisin një duel të fortë merkatoje për të rrëmbyer talentin 18-vjeçar turk Can Uzun.

Ky i fundit po shkëlqen me Nurnbergun, ku ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje këtë sezon, teksa janë pikërisht verdhezinjtë e Dortmundit ata që kanë nisur negociatat prej muajsh për të marrë Uzun.

Klubi verdhezi ka kontaktuar si agjentët e futbollistit, ashtu edhe klubin e Nurnbergut dhe ka treguar gatishmërinë për të ofruar deri në 8 milionë euro për kartonin e fantazistit 18-vjeçar.

Megjithatë së fundi edhe Interi është futur në garë, për të përfituar nga çmimi i ulët i kartonit të Uzun dhe për ta transferuar në Milano, ku do të ketë mundësinë të luajë krah kapitenit të kombëtares turke, Hakan Calhanoglu.

Mesfushori 18-vjeçar ka spikatur pikërisht këtë sezon në nivel profesionist dhe po rritet nga ndeshja në ndeshje, teksa në nivel përfaqësuesesh ka luajtur deri te Turqia U18 dhe pret një ftesë nga Montella që për miqësoret e muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat