Play-Off apo Play-Out, një ‘finale’ që vendos fatet luhet sot në Kategorinë e Parë

Futboll

Play-Off apo Play-Out, një ‘finale’ që vendos fatet luhet sot në Kategorinë e Parë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Kateogria e Parë vijon ditën e sotme me një ndeshje të vetme, atë të orës 13:30 mes Kastriotit dhe Lushnjes.

Një finale e vogël me dy ekipet që kanë shumë për të fituar, e shumë për të humbur nga ky duel.

Një 3 pikësh për Lushnjen do të thontë, ‘zyrtarisht’ në garë për Play-Off teksa do të shkonin vetëm 1 pikë prapa Korabit, ndërsa humbjae fut në ‘vallen’ e Play-Out nga ku pikërisht krutanët duan të dalin.

Kastrioti ka 15 pikë në vendin e 10-të, 4 më pak se Burreli që mban pozitën e 8-të që të shpëton.

Megjithatë Kastrioti ka 1 ndeshje tjetër për të luajtur veç kësaj të sotmes. Humbja as nuk çohet nëpërmend pasi do të ishte fatale për gjendjen e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat