Mancini pezullon 6 futbollist të kombëtares së Arabisë Saudite

Futboll

Mancini pezullon 6 futbollist të kombëtares së Arabisë Saudite

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:30
Roberto Mancini

Kupa e Azisë 2023, që u zhvillua në Katar, nuk do të mbahet mend me kënaqësi të veçantë për Arabinë Saudite dhe trajnerin e saj Roberto Mancini.

Kombëtarja arabe u eliminua në fazën e 16-të, pas penalltive nga Koreja e Jugut.

Gjithsesi, trajneri ka marrë një “hak” të vogël ndaj rebelëve që kishin refuzuar thirrjen në kombëtare.

“Komiteti i Profesionalizmit dhe Kushteve të Lojtarëve”, një organ disiplinor saudit, ka skualifikuar dhe gjobitur gjashtë lojtarë të kombëtares saudite, me rekomandimin e trajnerit.

Navaf Al-Aqidi, portieri i Al Nassr të Kristiano Ronaldos, është pezulluar për 5 muaj dhe gjobitet me 75 mijë euro. Sulltan Al-Ghannam u dënua me një gjobë prej 50 mijë eurosh, pa pezullim.

Një muaj pezullim për Al Faraj (gjobë 25,000 euro) dhe Al Ghanam (50,000 euro). Mohamed Maran, Khaled Al-Ghannam dhe Ali Hazazi u pezulluan për një muaj dhe u gjobitën me 50 mijë euro.

Në konferencën për shtyp që i parapriu debutimit të tij me Omanin në Doha, Mançini kishte sulmuar tre lojtarë, Al-Faraj, Al-Ghanam dhe Al-Aqidi, të cilët nuk i ishin përgjigjur thirrjes.

“Ata nuk donin të vinin në kombëtare.

Shpresoj që tani të mos vijë askush të më kërkojë shpjegime se përse këta të gjashtë u përjashtuan nga skuadra.

Ekipi është më i rëndësishëm se çdo lojtar dhe ata që nuk duan të jenë pjesë e tij, kanë të drejtë të qëndrojnë në shtëpi”, tha Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat