Do të mungojë ndaj Erzenit

Futboll

Do të mungojë ndaj Erzenit

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:40
Randi Dumfur

Skënderbeu arriti të shkelmonte krizën, teksa fitoi në shtëpi ndaj Kukësit.

Një fitore që nuk u festua aq sa duhet, pasi një 2 prej futbollistëve të sfidës përfunduan në spital.

Njëri prej tyre ishte Randi Dumfur, i cili në minutat shtesë së takimit u shtri në tokë se kishte probleme me frymëmarrjen.

Kjo shqetësoi stafin, i cili mënjeherë kërkoi zëvendësim, pasi për shkak të temperaturave të ulëta, lojtari kishte hipertermi. Për të marrë mjekimin e duhur  mbrojtësi shkoi në spital, teksa tashmë mësohet se gjendja e tij është e mirë.

Kjo sigurisht qetëson Ivan Gvozdenovic dhe gjithë stafin e korçarëve pasi lojtari ndjehet mirë, por gjithsesi ata do të vuajnë mungesën e tij në duelin e radhës me Erzenin.

Kjo për shkak se lojtari ka plotësuar nurmin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar.

Por jo vetëm kaq, ndaj shijakasve do të mungojë edhe Dean Liço. Edhe kapiteni ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar për duelin e ditës së shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat