Publikohen formacionet zyrtare Lejpzig - Real Madrid

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare Lejpzig - Real Madrid

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 20:43
Formacionet

Publikohen formacionet zyrtare Lejpzig - Real Madrid!

Leipzigu pret Real Madridin sot në sfidën e parë me eliminim direkt mes dy skuadrave, një duel interesant që vë ekipin e Ançelotit përballë një kundërshtari jo edhe aq të lehtë, pavarësisht faktit se këtë vit në kampionat nuk është paraqitur në nivelin e rivalëve për titull.

Vendasit e drejtuar nga Marko Rose shpresojnë te forma e mirë e Dani Olmo dhe Çavi SImons, të cilët janë elementët më të rrezikshëm në fazën ofensive për këtë skuadër.

Ndërsa nga ana tjetër, Ançeloti i ka besuar një vend në rreshtimin titullar përsëri Brahim Diaz, për të shfrytëzuar formën e mirë që po kalon ky i fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat