Bayerni mendon rikthimin e Hansi Flick

Futboll

Bayerni mendon rikthimin e Hansi Flick

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:10
Hansi Flick

E ardhmja e Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munich duket se është në rrezik pas humbjes së pësuar ndaj Bayer Leverkusen në kampionat. Shumë do të varet sot nga ndeshja e Champions League ndaj Lazio, por klubi po mendon të riktheje në stol një njohje të vjetër.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta “Bild”, drejtuesit e Bayern Mynih po mendojnë një rikthim të bujshëm, atë të Hansi Flick. Ish-trajneri, i zëvendësuar nga Julian Nagelsmann (i cili gjithashtu ia la vendin Tuchel), është një nga emrat më të rëndësishëm në kërkim të një ekipi.

“Disa drejtues të Bayernit imagjinojnë një rikthim për Flick.

Ka pasur tashmë biseda mes tyre. Flick, aktualisht shpenzon shumë kohë në banesën e tij duke parë shumë ndeshje futbolli dhe duke ndjekur nga afër atë që bën Bayern, megjithëse ndihet i nderuar edhe nga interesimi i Barcelonës”, shkruan “Bild”

Kthimi i Flick në Bayern mund ta çojë Tuchel në Katalonjë. Ish-trajneri i Chelseat dhe Paris Saint-Germain ka deklaruar në të kaluarën se dëshiron të zbarkojë një ditë në Spanjë dhe Barcelona mund të mbështetet tek ai nga sezoni i ardhshëm, kur Xavi ta kalojë stafetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat