“Djajtë e Kuq” dhe Totenhami, në garë për mbrojtësin e Evertonit

Futboll

“Djajtë e Kuq” dhe Totenhami, në garë për mbrojtësin e Evertonit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 15:57
Xharad Brentuajt

Skuadra e Man. Junajtedit dhe Totenhamit po përpiqen të nënshkruajnë me mbrojtësin e Evertonit, Xharad Brentuajt këtë verë.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Kostoja e talentit 21-vjeçar, që ka një kontrratë deri në vitin 2027 me Evertonin, është rreth 25 milionë euro.

Por, të dyja klubet “big” në Premier Ligë synojnë të përfshijnë në këtë transferim edhe lojtarë të tjerë. Brentuajt këtë sezon po shkëlqen me Evertonin, duke realizuar edhe një gol në 20 ndeshje në kampionat.

Një talent që këtë vit pritet të bëjë edhe debutimin me kombëtaren e madhe të “3 luanëve”.

Skuadra që po këmbëngul më shumë është Man. Junajtedi, që ka shfaqur më shumë nevojë për mbrojtës, duke parë problemet e këtij sezoni. Por edhe Totenhami po e kërkon lojtarin, duke vijuar fazën e rinovimit të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat