Kërkon ndërprerjen e kontratës

Futboll

Kërkon ndërprerjen e kontratës

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:30
Pamje nga një ndeshje

Një aventurë e fundit në moshën 40-vjeçare për të thënë më në fund se ka luajtur edhe në vendin e tij dhe për ta mbyllur ciklin. Paolo Guerrero nënshkroi pak ditë më parë një kontratë me Universidad Cesar Vallejo, me synimin për të shkruar kapitullin e fundit të karrierës së tij shumë të gjatë dhe për t’u rilidhur me familjen, por mesa duket kjo eksperiencë është e destinuar të përfundojë ende pa nisur.

Në fakt, sulmuesi ende nuk ka debutuar për skuadrën e tij të re, por tashmë ka kërkuar ndërprerjen e kontratës. Cesar Acuna, presidenti i Cesar Vallejo, ka shpjeguar arsyet e zgjedhjes së bujshme të Guerreros: “Unë e kuptoj Paolo. Në të njëjtën ditë kur nënshkroi kontratën me ne, disa kriminelë kërcënuan nënën e tij. Ai po reflekton, po zgjedh mes familjes dhe futbollit. Do ta bëja edhe unë”.

Cesar Acuna ka bërë të ditur tashmë se është gati të përmbushë dëshirat e Guerreros dhe të gjejë një marrëveshje miqësore për zgjidhjen e kontratës. Paolo Guerrero u rrit si futbollist në Alianza Lima, por nuk pati mundësinë të debutonte në nivel profesional me ekipin e zemrës.

Në vitin 2002, kur ishte vetëm 18 vjeç, u transferua në Gjermani për t’iu bashkuar Bayern Munich. Që atëherë, eksperiencat me Hamburgun, Corinthians, Flamengo, Internacional, Avai, Racing dhe Liga de Quito, si dhe golat e shumtë të shënuar nëpër botë, kanë qenë CV e tij.

Asnjëherë nuk ka pasur mundësi të luajë në Peru dhe në të kaluarën kishte paralajmëruar se do ta bënte vetëm duke veshur fanellën e Alianza Lima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat