Renditja e FIFA-s, Ballkani para Shkëndijës dhe FC Shkupit

Futboll

Renditja e FIFA-s, Ballkani para Shkëndijës dhe FC Shkupit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:25
Ballkani

FIFA dhe UEFA kanë përditësuar ranglistën me ekipet përfaqësuese dhe klubet e futbollit, ku pjesë e tyre janë edhe klubet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ekipi me renditjen më të lartë është skuadra e Ballkanit nga Theranda, e cili zë pozitën e 159, ndërsa pas tyre renditen Shkëndija në vendin e 176 dhe FC Shkupi në pozitën e 180.

Pas tyre vijnë Partizani dhe Drita në pozitat 211-të dhe 212-të. Laçi është në vendin e 233-të dhe Tirana në vendin e 257-të. Teuta mban pozitën e 287-të, Vllaznia në vendin e 312, para Struga Rim Lumit në vendin e 327, që kompletojnë dhjetëshen e klubeve shqiptare që janë më lartë në ranglistë.

Ekipet tjera shqiptare në ranglistë në pozitat më të ulëta janë: Gjilani në vendin 340-të, Prishtina e 345-ta, Kukësi i 368-ti, Dukagjini i 370-ti, Llapi i 371-ti, Feronikeli i 372-ti, Deçiqi i 389-ti, Renova e 409-ta dhe Egnatia e 411-ta. Feronikeli dhe Renova edhe pse të shuara, gjenden në listën e UEFA-s shkaku që kanë luajtur në garat evropiane në pesë vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat