​Milan-Rennes, formacionet zyrtare

Futboll

​Milan-Rennes, formacionet zyrtare

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Milanit dhe Rennes, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Ligës së Evropës.

Milani nuk arriti të kualifikohej tutje në Ligën e Kampionëve, por zuri vendin e tretë në fazën e grupeve, që i siguroi pjesëmarrjen në eliminatoret e Ligës së Evropës.

Në anën tjetër, Rennes nuk arriti të pozicionohet në vendin e parë në grup në Ligën e Evropës, dhe tani duhet të luajë në eliminatore për ta siguruar kalimin tutje.

Kjo është përballja e parë mes këtyre dy klubeve, ndërsa Milani po konsiderohet si favorit për të fituar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Kalulu, Pobega, Tomori, Calabria dhe Caldara, kurse te Rennes mungojnë Le Fee dhe Rieder.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Gabbia, Kjaer, Florenzi; Reijnders, Musah; Leao, Loftus-Cheek, Pulisic; Giroud

Rennes (4-4-2): Mandanda; Doue, Omari, Theate, Truffert; Bourigeaud, Santamaria, Matusiwa, Doue; Kalimuendo, Terrier 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat