‘Avullojnë’ biletat për derbin Partizani – Tirana

Futboll

‘Avullojnë’ biletat për derbin Partizani – Tirana

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Vjen dita e shumëpritur, derbi Partizani – Tirana luhet ditën e sotme në orën 19:00 në stadiumin Air Albania, një ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Dy skuadrat përballen në duelin historik mes tyre që garanton emocione dhe spektakël në çdo rast.

Si të kuqtë, edhe bardheblutë vijnë nga një formë negative që ka ndikuar në atmosferën brenda grupit. Mirëpo, ku ka më mirë se të bësh kthesën në një ndeshje derbi.

Neësport.al bëri me dije se deri pasditen e djeshme ishin shitur 5500 bileta, ndërsa deri në mbrëmje janë shitur edhe 1000 të tjera. 6500 tifozët kanë blerë biletat e tyre, por një turmë e madhe pritet të jetë sot në biletarinë e stadiumit.

Për shkak edhe të formatit, interesi vjen duke u ulur, megjithatë sonte pritet të jenë mbi 10000 mijë tifozë në shkallët e stadiumit.

Kujtojmë që ultrasit e Tiranës, Fanticsat, kanë shitur të gjitha biletat e tyre dhe me ritëm të shpejtë po shiten edhe ato të katit të dytë. Ndërkohë, drejt fundit janë edhe biletat në sektorin e ultrasve të Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat