Lyon merr 3 pikët në shtëpi dhe ruan ritmin pozitiv, bie sërish Nice

Futboll

Lyon merr 3 pikët në shtëpi dhe ruan ritmin pozitiv, bie sërish Nice

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:05
Lyoni

Sfida hapëse e javës së 22-të të Ligue 1, Lyon-Nice rezultoi një spektakël i vërtetë, ndonëse në fund u mbyll me vetëm një gol.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por në fund ishin vendasit ata që festuan, pasi siguruan 3 pikët në fitoren 1-0.

Ishte Mangala ai i cili zhbllokoi këtë takim, me golin e realizuar në minutën e 22’, pas asistit të dhuruar nga Nuamah.

Në minutat në vijim nga të dyja anët u tentua që të gjendej goli, megjithatë në fund kjo përballje u mbyll me vetëm një gol.

Kështu Lyon ruan trendin pozitiv, duke grumbulluar fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa Nice nga ana tjetër pëson humbjen e dytë radhazi.

Pas raundit të 22-të të Ligue 1, Lyon renditet momentalisht në vend të 11-të me 25 pikë, teksa Nice renditet për momentin në vend të dytë me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat