Premton pas disfatës së Erzenit

Futboll

Premton pas disfatës së Erzenit

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:09
Skerdi Bejzade

Trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade, insiston se skuadra e tij do të arrijë të reagojë në vijimin e sezonit, pasi ka kualitete, edhe pse ekipi sot pësoi një humbje të rëndë përballë Skënderbeut.

“Ne në fakt kishim marrë përsipër të fitonim ndeshjen.

Synimi ishte vetëm tre pikët, por siç e pamë brenda 5-6 minutave pësuam dy gola të shpejtë dhe gjithçka na ndryshoi, rrjedha e lojës, situatat.

Erdhëm te rasti që me një penallti mund ta kthenim lojën dhe kur hynim në dhomat e zhveshjes ndryshonte mentaliteti e psikologjia e lojtarit. Por kur humb 3-0 nuk ke çfarë të thuash më mbrapa, Skënderbeu e meritoi fitoren.

Edhe si lojtar, edhe si trajner nuk e kam përjetuar ndonjëherë që të pësoj dy gola kaq shpejt. Ka lojtarë që gabojnë në mënyrë të ndryshme apo presioni më i madh se sa duhet, kjo ka ndikuar dhe gabuam e Skënderbeu na ndëshkoi direkt.

Ne provuam, kjo më vjen keq, se patëm disa raste që nuk është se do të ndryshonim lojën, por për ta, që t’i kishim sulmuesit gati për ndeshjet në vijim. Kjo skuadër duhet të ngrihet psikologjikisht e të bëjmë më të mirën, ndeshje ka shumë, kualitet kanë. Me sa shoh do të reagojmë në ndeshjet në vijim”, tha Bejzade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat