Tuchel: Këtë humbje nuk e meritonim

Futboll

Tuchel: Këtë humbje nuk e meritonim

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 23:18
Thomas Tuchel

Bayern Mynih vendosi të anulonte konferencën për shtyp të Thomas Tuchel pas sfidës së humbur sot ndaj Bochum. Por detyrimet kontraktuale bënë që ai të shfaqej para mikrofonit të “DAZN”, për të dhënë mendimet e tij rreth humbjes së tretë radhazi në të gjitha kompeticionet.

Tuhel u shfaq optimist dhe mbrojti skuadrën, duke insistuar se ekipi kishte bërë mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Humbja sot nuk ishte e drejtë, shumë gjëra shkuan kundër nesh, në kishim shumë raste të shkëlqyera për të shënuar, dominuam totalisht ndeshjen dhe ishim gjithmonë në sulm.

Kaluam në disavantazh nga asgjëja. Nuk ndalëm asnjëherë përpjekjet deri në fund.

Pastaj luajtëm në inferioritet numerik për një kohë të gjatë. Ndjej se humbja e sotme është ndryshe nga ato të mëparshmet, nuk e meritonim.

Trysnia? Ndodh me çdo humbje. Sjellja është thelbësore dhe ajo ishte OK sot. Ishte shumë ndeshje e pafat ndaj 90 minuta sot janë shumë ndryshe nga pjesa e dytë ndaj Lacios apo periudha të gjata të ndeshjes që humbëm ndaj Leverkusenit. Çdo gjë që mund të shkonte keq, shkoi keq.

Gara për titull nuk duket e mundshme në këto momente. Por në sezonin e kaluar ne besuam deri në fund dhe u shpërblyem. Do të mbajmë këtë në mendje. Por kërkesa e parë është që të kthehemi në shina.

A mund të dalë skuadra nga kjo situatë me mua në drejtim? Nëse më pyetni mua, po”, tha ndër të tjera trajneri i Bayenrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat